Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim – UNDP, vazhdon me përkrahjen dhe mbështetjen për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent/ MPB-së, ku sot dhuruan një numër të konsiderueshëm të mjeteve mbrojtëse për punëtoret AME-së qe përballen me menaxhimin e situatës te krijuar nga Pandemia COVID-19.
Në emër të Drejtori i Përgjithshëm të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, z. Hasan KODRA, shprehu mirënjohje dhe falënderim për përkrahjen e vazhdueshme nga UNDP në të gjitha periudhat e më hershme, por në veçanti edhe në procesin e menaxhimit me Pandeminë COVID -19.
Me konsideratën e lartë ndaj drejtuesve të UNDP-së , zoti Kodra në letër- falënderim edhe një herë spikati faktin se ndihma dhe përkrahja e vazhdueshme nga UNDP është e një rëndësie të veçantë, ngase ndërlidhë disa dimensione në fushën e përgjegjësisë së AME-së ndaj qytetarëve të vendit, njëherit plotëson dhe lehtëson zbatimin e përgjegjësive publike që AME ka ndaj qytetareve te vendit.
Vazhdojmë së bashku drejt zhvillimeve për të ardhmen dhe qëndrueshmërisë në fushën e misionit.